ÇFARË KA NDODHUR MES DY ISH KOLEGEVE? Ilda Bejleri kundër Viola Spiros (FOTO) - AlpeGossip
ÇFARË KA NDODHUR MES DY ISH KOLEGEVE? Ilda Bejleri kundër Viola Spiros (FOTO)

ÇFARË KA NDODHUR MES DY ISH KOLEGEVE? Ilda Bejleri kundër Viola Spiros (FOTO)

Prezantuesja e sportit në “Digitalb”, Ilda Bejleri ka qenë e ftuar në punatatën e së shtunës (30 dhjetor) në emisionin “Shiko kush Luan” në Top Channel.

Ilda është përfshirë në disa prej lojrave argëtuese të emisionit, ndër të cilave edhe atë ku duhet të thotë disa të vërteta që shkaktojnë edhe reagime në publik. Një ndër pyetjet që i është drejtuar gazetares sportive në lojën “Ndaje ose Haje” ka qenë ajo se për cilën moderatore të larguar të “Digitalb nuk e merr malli fare?”.

Ilda është përgjigjur pa u menduar gjatë duke thënë emrin e ish-koleges së saj: Viola Spiro, e cila ka punuar disa kohë në platformën televizive në fjalë, ndërsa momentalisht drejton emisionin e sportit në RTSH.

Kjo përgigje e Ilda Bejlerit lë të nënkuptohet se mes dy gazetareve sportive diçka mund të ketë ndodhur në kohën që punonin bashkë në një ekran pasi siç duket nuk paskan pasur marrëdhënie të mira e miqësore bashkë.