“NUK KISHA BUKË TË HAJA”/ Eli Fara tregon periudhën më të vështirë të jetës (FOTO) – AlpeGossip
“NUK KISHA BUKË TË HAJA”/ Eli Fara tregon periudhën më të vështirë të jetës (FOTO)

“NUK KISHA BUKË TË HAJA”/ Eli Fara tregon periudhën më të vështirë të jetës (FOTO)

Duket gati e pamundur t`i mendosh disa personazhe te njohur e mjaft te suksesshem sot ne situata ekstreme, sic eshte ajo e varferise se plote. Eli Fara, këngëtarja me zërin e rrallë që e ka kthyer në njërën prej figurave më të dashura të muzikës popullore shqiptare, është mjaft e kërkuar si brenda vendit, ashtu jashtë tij. Por dikur për Elin, gjërat nuk kanë qenë kaq të thjeshta.

E pyetur nga fatma dhe Aulona në “ Thumb“ se cila ka qenë periudha më e vështirë e jetës së saj, këngëtarja u përgjigj: vitet 90`, periudhë kur ashtu si mjaft shqiptarë të tjerë, edhe familja e saj u gjend përpara situatës kur duhet ta fillonte cdo gjë nga e para. “Ne jemi brezi që e kemi nisur gjithçka nga zero, tha Eli. Unë mund të mos kisha edhe bukë të haja dhe nuk e merrte vesh askush. Mbaj mend që edhe kur shkoja te babi, ai më pyeste ‘ke nevojë për gjë, të duhet gjë, të duhen lekë?” Unë mund të isha pa asnjë kokërr leku në xhep, por i thosha ‘jo, kam’”. “Po, kur e kujtoj sot, ndihem shumë krenare, sepse njeriu duhet të ketë karakter”,- ka shtuar këngëtarja aq e dashur për publikun.