Jeni fiksuar pas këngës “Ma Cherie”? Butrint Imeri qenka frymëzuar nga ky këngëtar i famshëm dhe ju me siguri e dashuroni…(VIDEO) – AlpeGossip
Jeni fiksuar pas këngës “Ma Cherie”? Butrint Imeri qenka frymëzuar nga ky këngëtar i famshëm dhe ju me siguri e dashuroni…(VIDEO)

Jeni fiksuar pas këngës “Ma Cherie”? Butrint Imeri qenka frymëzuar nga ky këngëtar i famshëm dhe ju me siguri e dashuroni…(VIDEO)

Në prag të sezonit të verës kemi parë këngëtar të ndryshëm të showbizz-it që kanë publikuar prurjet e tyre të reja muzikore plot ritëm për stinën e nxehtë.

Mes tyre është edhe këngëtari kosovar Butrint Imeri i cili na prezantoi me klipin me titull “Ma Cherie”, këngë kjo e cila është pritur shumë pozitivisht nga publiku.

Një klip i realizuar kaq bukur dhe me një stil të veçantë por a ja keni bërë ndonjëherë pyetjen vetes se ku mund të jetë frymëzuar Butrinti?

Po të jemi pak të vëmendshëm dhe të bëjmë një paralelizëm me yllin botëror Zayn Malik dhe me klipin e tij “Let me”, vërejmë që “Ma Cherie” e Butrintit ka goxha tipare të përafërta përsa i përket storyt të ngjarjes.

Butrinti luan rolin e një “kapoje” që bie në dashuri me një vajzë, me të cilën në fund të klipit largohet dhe po të bëjmë lidhjen të njëjtin rol bën edhe Zayn Malik në klipin e tij, por në ndryshim nga Butrinti, ai përleshet me pjesëtarët e tjerë të bandës.

Ahhh sa bukur aaa! Ku ka më mirë se kur Vip-at frymëzohen nga njëri-tjetri.