DO BËHEN PRINDËR PËR HERË TË PARË? Urimi i Venerës për Lindin i bëri fansat të dyshojnë (FOTO) – AlpeGossip
DO BËHEN PRINDËR PËR HERË TË PARË? Urimi i Venerës për Lindin i bëri fansat të dyshojnë (FOTO)

DO BËHEN PRINDËR PËR HERË TË PARË? Urimi i Venerës për Lindin i bëri fansat të dyshojnë (FOTO)

Lind Islami, këngëtari i dashur i shumë baladave, festoi ditën e djeshme 29-vjetorin e lindjes. Mes qindra urimeve që mori, më i veçanti sigurisht që ishte ai i partneres së tij, Venerea Lumanit. Kjo e fundit publikoi në rrjete sociale një foto me Lindin, të shkrepur gjatë pushimeve të tyre në një vend romantik.

“Gëzuar ditëlindjen për gjysmën time më të mirë. Jam tepër krenare për ty Lind. 3në1”, shkroi Venerea në postimin e saj:

 

Por përveç urimit fansave të dyshes ju tërhoqi vëmendjen “3në1” dhe kështu lindën dyshimet se Venera ka dashur të tregojë se është në pritje të një fëmije. Pas postimit nisën komentet e fansave, por Venera është përgjigjur menjëherë dhe ka treguar si është e vërteta. Dikush nga ndjekësit e ka pyetur përmes emoji-t nëse është shtatzënë dhe këngëtarja është përgjigjur shkurt dhe qartë “Jo”. Për të mos pasur më dyshime, Venera më pas e redaktoi urimin për ditëlindjen e Lindit duke e hequr “3në1”.

Kujtojmë se Venera dhe Lindi kanë 8 vite që jetojnë një histori të bukur dashurie. Përveçse janë partnerë në jetë dhe bashkëjetojnë me njëri-tjetrin, ata janë edhe partnerë në muzikë. Vetëm 1 muaj më parë, çifti sollën një projekt të ri muzikor, një këngë e ëmbël dashurie, ashtu siç vetëm Venera dhe Lindi dinë të këndojnë.