SI RRALLË HERË/ Rudina Magjistari shfaqet krah personave të zemrës (FOTO) – AlpeGossip
SI RRALLË HERË/ Rudina Magjistari shfaqet krah personave të zemrës (FOTO)

SI RRALLË HERË/ Rudina Magjistari shfaqet krah personave të zemrës (FOTO)

Prezantuesja e dashur për publikun Rudina Magjistari përmes emisionit të saj për shumë vite ka vënë në fokus jetën private të shumë fytyrave publike.

Mirëpo siç ndodh rëndom, vetë ajo për këtë pjesë është mjaft e rezervuar.

Fotografitë me familjen janë të rralla mirëpo fundjavat përbëjnë përjashtim, me raste.

Së fundmi, ajo është shfaqur krah bashkëshortit, kosovarit Xhavit Bajrami dhe vajzës Mia teksa shijojnë ditët pa angazhime në Korçë.

Pëlqimet dhe komentet për këtë fotografi nga ndjekësit nuk kanë munguar.