Partneri i kërkon të largohet nga televizioni, ja përgjigja e Eva Muratit – AlpeGossip
Partneri i kërkon të largohet nga televizioni, ja përgjigja e Eva Muratit

Partneri i kërkon të largohet nga televizioni, ja përgjigja e Eva Muratit

Romanca e Eva Muratit me djalin e ish-kryetares së parlamentit, Jozefina Topalli është komentuar për një kohë të gjatë në faqet rozë. Dihet se Eva ka disa vite që është bërë pjesë e ekranit duke prezantuar disa emisione.

Ndërsa tregonte se sa të ngarkuar e ka axhendën gjatë ditës pasi duhet të shkojë në shkollë, të ndjekë provat për filma si dhe të prezantojë emisionin e sportit, Eva rrëfeu se cfarë do sakrifikonte për karrierën në ‘Mos i fol shoferit’.

Pjesë nga biseda

Rudina Dembacaj: Cfarë do sakrifikoje për karrierën

Eva Murati: Kam sakrifikuar gjumin, shoqërinë, shumë nga koha që shpenzoja me familjen i kam sakrifikuar.

Rudina Dembacaj: Nëse i dashuri yt do kërkonte që të largohesha nga bota e televizionit, filmi, do ta bëje?

Eva Murati: Nga njëra anë, them nëse do e vazhdoja këtë rrugë. Pra, nëse do vendosja se televizioni dhe arti nuk është vetëm hobi im, por është 100% ajo cfarë unë dua të bëj dhe partneri do më pengonte në këtë rrugëtim, atëherë ai nuk do ishte partneri i duhur për mua.