LAJMI I ËMBËL/ Producenti shqiptar do të bëhet baba për herë të parë (FOTO) – AlpeGossip
LAJMI I ËMBËL/ Producenti shqiptar do të bëhet baba për herë të parë (FOTO)

LAJMI I ËMBËL/ Producenti shqiptar do të bëhet baba për herë të parë (FOTO)

Producenti i njohur Cricket, i cili qëndron pas hiteve të shumë artistëve shqiptarë, do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Ilirida është në pritje të ëmbël dhe lajmin e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale.

Cricket ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto shumë të ëmbël krah të shoqes, e cila ka vendosur duart te barku i rrumbullakosur. Krahas fotos ai ka vendosur dhe një mbishkrim romantik dhe plot dashuri për Iliridën.

“Të jesh gruaja ime ishte dhurata më e bukur por të bëhesh nëna e fëmijës tim është bekim. Të dua”, ka shkruar ai krahas fotos ku nuk kanë munguar urimet nga artistët dhe fansat.