BËRI NJË MUAJ/ Kjo foto e vogëlushit e postuar nga Elita do të bëjë xheloz Gjikon – AlpeGossip
BËRI NJË MUAJ/ Kjo foto e vogëlushit e postuar nga Elita do të bëjë xheloz Gjikon

BËRI NJË MUAJ/ Kjo foto e vogëlushit e postuar nga Elita do të bëjë xheloz Gjikon

Moderatorja e njohur Elita Rudi solli në jetë një muaj më parë djalin e saj të parë Zërin. Ajo dhe Gjiko kanë publikuar që në fillim foto me vogëlushin ku tregonin që ishin shumë të lumtur që ai është pjesë e jetës së tyre.
Dita e sotme është shumë e veçantë për Gjikon dhe Elitën duke qenë se Zëri mbush 1 muajsh. Ka qenë Elita ajo që ka shpërndarë një foto në ‘Instagram’ ku shihet Zëri i veshur me një palë paliceta që shkruajnë ‘Të dua mami’ teksa buzëqesh.

“Buzëqeshja jote-Lumturia ime. Të don nana ushqimi i shpirtit”, ka shkruar Elita pranë fotos që shihet qartë portreti i vogëlushit dhe shumë fansa kanë dalluar ngjashmërinë e madhe që djali ka me moderatoren.