Këto janë 9 situata qesharake që i kupton vetëm kush përdor autobusin (FOTO) – AlpeGossip
Këto janë 9 situata qesharake që i kupton vetëm kush përdor autobusin (FOTO)

Këto janë 9 situata qesharake që i kupton vetëm kush përdor autobusin (FOTO)

1. Nuk mund ta dish kurrë se ç’do të ndodhë gjatë atyre pak minutave në autobus, por një gjë ama, vetëm një gjë është e sigurtë. Faturinoja ka për të thënë edhe këtë herë, refrenin historik : “Lek, abone”.

2. Nejse, autobusi vjen më në fund në stacion, hapen dyert dhe aty sheh një përplasje titanësh trup më trup, kush të zbresë e kush të ngjitet i pari. Është përherë dikush i qytetëruar që dëgjohet të thotë: prit të zbres unë njëherë!

 

3. Pasi ia dole edhe ti të futesh brenda është dita jote me fat nëse nuk ndjen lloj lloj arome të pakëndshme. Lëre pastaj kur bie edhe shi: xhupa që lagen, këpucë që njohem, trupa të ngrohtë që djersijnë…

4. Por nuk ka problem, je mësuar me këtë fakt dhe ke krijuar imunitet. Ndërkohë që ke çadrën, kuletën, pallton në duar dhe mezi po gjen vend ku të mbështetesh të vjen faturinoja që së largu dhe duhet ta nxjerrësh të shkretën abone apo 40 lekshe, tani!

5. Meqë nuk i shpëtove dot këtë herë, vë në zbatim planin B. Nxjerr një kartëmonedhe me shpresën që hë do Zoti s’ma thyen. Por faturinoja do e thyejë që ç’ke me të, një për një, monedhë për monedhë.

6. Mirë të të bëhet sepse ti nuk u tregove e zgjuar. Ja ai atje për shembull. E pa që faturinoja po afrohej dhe ose nxori celularin, uli kokën e u mor me të, ose ja gjeti pikërisht atëherë të kthehej nga xhami e të sodiste pamjen ashtu pa e patur mendjen.

7. Të mos e gjykojmë kot, se dhe vetë kemi mëkatuar. Që të mos paguanim, kushedi sa herë kemi thënë: Isha unë isha, m’i more njëherë.

8. Ai autobus që në plan të parë duket kaq i vogël, ka aftësinë të mbledhë e të bëjë njësh një stadium me njerëz. E jo thjesht njerëz, personazhe me vete.

Është përherë dikush që ia gjen t’i qajë hallet në ato 15 minuta, ngre zërin, flet në celular dhe ti do s’do do e dëgjosh, s’ke ç’bën.

Nuk ka si mungon edhe ai që ka pirë, që vendos të lëshojë gjithë mllefin ndaj qeverisë, partive dhe kujtdo tjetër. Sepse thjesht, siç e thotë vetë ai “nuk bëhemi njerëz ne jo”!

Dhe ëmbëlsira për në fund, manjaku dora vetë. Tipi që të ngjitet e të fërkohet si ta kishe gjymtyrë të pestë.

9. Duron, durooon dhe sa lirohet një vend shkon vrap e ulesh. Gjete më në fund shpëtim, por kjo nuk zgjat shumë. Sepse nuk do të vonojë gruaja në moshë, që mund të ishte nëna, gjyshja, halla jote dhe t’i vetëm për hir të atij dreq morali do çohesh t’ia lirosh vendin.