DIVORCI DHE DHUNA NË FAMILJE/ Roza Lati e pranon publikisht: Kam parë prindërit e mi duke u zënë – AlpeGossip
DIVORCI DHE DHUNA NË FAMILJE/ Roza Lati e pranon publikisht: Kam parë prindërit e mi duke u zënë

DIVORCI DHE DHUNA NË FAMILJE/ Roza Lati e pranon publikisht: Kam parë prindërit e mi duke u zënë

Moderatorja e mirënjohur dhe që adhurohet nga publiku shqiptar për spontanitetin që e karakterizon, Roza Lati, mbrëmjen e sotme ishte e ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24.”

Tematika që u trajtua në emisionin në fjalë ishte “Seksi dhe Nderi.”

Ndërkohë, në debat e sipër, teksa u përfol për divorcin dhe dhunën në familje, Roza Lati pranoi publikisht se në fëmijëri ka qenë e pranishme në një situatë të ngjashme.

“Kam qenë në një situatë të tillë. Unë kam qenë e vogël dhe kam parë konflikte mes prindërve të mi. Kam parë nënën time në këtë situatë”, tha Roza.

Sakaq, në vijim theksoi se dashuria për nënën e saj, Rita Lati është e pakufijtë për të.

Prindërit e moderatores janë divorcuar kur ajo ishte fëmijë dhe fatkeqësisht disa vite më vonë babai i saj ndërroi jetë.