Prej kohësh lidhja e Romeo Veshajt me Jonida Maliqin ka qenë në qendër të vëmendjes dhe kjo lidhje u konfirmua kur dyshja u kap shpeshherë mat në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Tanimë Jonida dhe Romeo janë bërë të pandarë, aq sa këngëtarja shkon edhe në punën e aktorit.
Jonida është shfaqur ditën e djeshme në zyrat e Tring, ku punon Romeo.
Mesa duket Jonida do të jetë e përfshirë indirekt në emisionin e ri të Borës.
Ky emision ka të bëjë me modën dhe një ikonë e kësaj fushe si Jonida Maliqi nuk mund të mungonte si një sy kritik.