DIKUR PËRDOREJ VETËM NGA MESHKUJT/ Ja trendi për të cilin po ”çmenden” të gjitha VIP-et tona (FOTO) – AlpeGossip
DIKUR PËRDOREJ VETËM NGA MESHKUJT/ Ja trendi për të cilin po ”çmenden” të gjitha VIP-et tona (FOTO)

DIKUR PËRDOREJ VETËM NGA MESHKUJT/ Ja trendi për të cilin po ”çmenden” të gjitha VIP-et tona (FOTO)

Nëse ka një trend që femrat kanë filluar ta adhurojnë, është ai i këmishave. Markat më të mëdha të modës kanë filluar ta rikthejnë këtë trend duke na ofruar veshje fantastike që mund ti përdorim në jetën tonë të përditshme, duke filluar nga përdorimi në jetën zakonshëm e deri në atë profesionale.

Më parë konsiderohej si një veshje vetëm për meshkujt. Serioze dhe klasike, këmisha përdorej për raste formale. Ditët e sotme, përveç faktit se vishet nga të dyja gjinitë, kjo veshje vjen dhe me një mori modelesh. Ngjyrat e larmishme dhe përdorimi i kësaj veshje në mënyra nga më të ndryshmet e ka kthyer këtë trend në një nga më të dashurit për femrat.

E veshur në mëngjes dhe me atlete, në darkë me taka dhe aksesorët e duhur, kjo këmishë do t’ju tregojë gjithnjë klas dhe perfekte. Nëse nuk e keni një të tillë në garderobë, atëherë mos ngurroni ta merrni sepse do të mund ta përdorni në çdo kohë.

Për një ide më tepër sesi mund të krijoni kombinime me këtë këmishëne ne do t’ju tregojmë disa  nga look-et që kanë krijuar VIP-et tona. /AlpeGossip.al

Anxhelina Hadërgjonaj

Arbana Osmani

Dafina Zeqiri

Elvana Gjata

Ilda Bejleri

Jonida Maliqi

Lori Hoxha

Luana Vjollca

Marina Vjollca

Tayna