JUSTIN I SHKATËRRUAR PËR SELENËN/ Fotografohet duke qarë në makinë – AlpeGossip
JUSTIN I SHKATËRRUAR PËR SELENËN/ Fotografohet duke qarë në makinë

JUSTIN I SHKATËRRUAR PËR SELENËN/ Fotografohet duke qarë në makinë

Duket se Justin Bieber është  tejet i trishtuar, pasi mësoi lajmin se Selena Gomez është shtruar në spital.

Në fotot e bëra publike në media, 24-vjeçari shfaqet i veshur me një bluze me mëngë të gjata në ngjyrë portokalli dhe fërkon sytë me duart, ndërsa flet i shqetësuar me bashkëshorten e tij. Ndërsa modelja Hailey Baldwin, e cila është në drejtimin e makinës, e dëgjon me shumë seriozitet, Justin.

Çifti, që kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë në një dasmë civile, po përballet me shumë vështirësi, pas lajmit se Gomez është shtruar në spital.

Ndërkohë që në mëngjesin e së enjtes, Justin u fotografua i veshur vetëm me një robdeshambër, teksa ecte rrugëve të Los Angeles, zbathur.

Të mërkurën, “TMZ” dha lajmin se ish-e dashura e Justin Bieber, këngëtarja Selena Gomez pësoi një krizë emocionale dhe u shtrua në spital dy herë brenda pak javësh. Selena Gomez është futur në një psikiatri në Bregun Lindor që të marrë trajtimin e nevojshëm për shëndetin mendor.