PROBLEME ME DREJTËSINË? Aktori turk merr urdhër paraqitje me detyrim para gjykatës – AlpeGossip
PROBLEME ME DREJTËSINË? Aktori turk merr urdhër paraqitje me detyrim para gjykatës

PROBLEME ME DREJTËSINË? Aktori turk merr urdhër paraqitje me detyrim para gjykatës

Ai është një prej aktorëve më të dashur për publikun shqiptar. I njohur me emrin “Ertugrul” nga seriali me të njëjtin emër Engin Altan Duzyatan ka rrëmbyer zemrat e gjithë shqiptarëve.

Megjithatë duket se aktori turk ndodhet në telashe me drejtësinë, pasi një gjykatë turke ka vendosur ta marrë me forcë para trupit gjykues për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me një grup hakerash. Këto hakëra akuzohen se kanë vjedhur llogaritë e rrjeteve sociale të 58 personave VIP në Turqi.

18 persona, 3 prej të cilëve nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ po gjykohen për shantazh me qëllim përfitimin e shumave të mëdha të parave nga personazhet e njohur. Ata u vidhnin fjalëkalimet e rrjeteve sociale si Instagram dhe Twitter këngëtarëve dhe aktorëve turq, e më pas i shantazhonin.

Në mesin e shumë personazheve të njohur që ranë pre e hakerave është edhe Neslisah Duzyatan, bashkëshortja e aktorit, Engin Altan Duzyatan.

Në seancë gjyqësore është thirrur si dëshmitar edhe Duzyatan, por ai nuk është paraqitur. Mosparaqitja e të cilit ka detyruar trupin gjykues të vendosë ‘sjelljen e tij me forcë’ për të dëshmuar para trupit gjykues.