E kërcënoi se do t’i bllokonte koncertet: Enca i përgjigjet sërish ish-menaxherit (FOTO) – AlpeGossip
E kërcënoi se do t’i bllokonte koncertet: Enca i përgjigjet sërish ish-menaxherit (FOTO)

E kërcënoi se do t’i bllokonte koncertet: Enca i përgjigjet sërish ish-menaxherit (FOTO)

Prishja e bashkëpunimit me këngëtares Enca Haxhia dhe menaxherit të saj Kastriot Berisha së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të akuzave që ky i fundit ka bërë ndaj Encës.

Në një postim në Facebook, Berisha akuzonte këngëtaren se donte “të bëhej pronare në kurriz të të tjerëve” e madje e kërcënonte se do t’i bllokonte koncertet.

Por duket se akuzat e Berishës nuk e kanë shqetësuar shumë Encën e cila ka vijuar postimet për promovimin e koncerteve dhe vetëm ditën e sotme ka vendosur t’i përgjgigjet shkurtimisht ish-menaxherit të saj.

“Jam e mirë, e dashur dhe e kujdesshme. Por gjithashtu nuk pranoj të duroj gjepurat e askujt!”-ka shkruar në një postim të fundit në Instagram Enca, duke lënë të kuptohet se ka qenë sjellja e ish-menaxherit shkak për ndërprerjen e marrëdhënies së tyre.