Ka qenë një nga personazhet më të lakuar për një kohë të gjatë dhe tashmë ish-banorja e Big Brother Rike Roçi rikthehet sërish në vëmendje.
Ajo do të jetë pjesë e edicionit të ri të “Dancing With The Stars”.
Këtë herë ka qenë e ftuar në emisionin “Lart e poshtë” ku është shprehur edhe për jetën e saj private, ku u shpreh se nuk ishte më në lidhje me Dj italian Luca.
Tashmë Rikja ka një dashuri të re: “Jam e dashuruar dhe e lumtur kaq mund të them për momentin”,-ka thënë bukuroshja.