SI ASNJËHERË MË PARË/ Butrint Imeri bën gjestin e veçantë për fansat e tij: Ju ftoj të gjithëve për të kaluar… – AlpeGossip
SI ASNJËHERË MË PARË/ Butrint Imeri bën gjestin e veçantë për fansat e tij: Ju ftoj të gjithëve për të kaluar…

SI ASNJËHERË MË PARË/ Butrint Imeri bën gjestin e veçantë për fansat e tij: Ju ftoj të gjithëve për të kaluar…

Butrint Imeri është një ndër artistët më të dashur në estradën shqiptare. Së fundmi këngëtari ka vendosur t’i surprizojë fansat e tij me një koncert në qendër të Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në Instagram, por ajo çfarë i habiti të gjithë ishte se koncerti do të organizohet falas.

Mesa duket artisti ka menduar t’i kënaqë fansat e tij dhe ti ‘shpërblejë’ për dashurinë dhe përkrahjen e madhe që i kanë dhënë.

“Të nderuar dashamirë e njerëz të mirë të vendit tim, unë së bashku me ekipin tim kemi vendosur të organizojmë një koncert FALAS në sheshin ZAHIR PAJAZITI në PRISHTINE, të mërkurën (03 GUSHT), ora 20:00. Ju ftoj të gjithëve për të kaluar një super natë verore!”- ishte njoftimi i Butrintit.

Rikujtojmë se disa ditë më parë një situatë e pakëndshme i ndodhi këngëtaritnë një nga koncertet e tij. Teksa artisti po performonte në një diskotekë në Pejë, disa prej të pranishmëve u konfrontuan fizikisht duke u goditur edhe me sende të forta. Për të qetësuar situatën, këngëtari ndërpret muzikën dhe iu drejtohet turmës duke i thënë: “Mos i shihni katunarët duke u kapur në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”