Për këto 4 arsye të forta/ Mjekët ju pyesin gjithnjë mbi ciklin menstrual – AlpeGossip
Për këto 4 arsye të forta/ Mjekët ju pyesin gjithnjë mbi ciklin menstrual

Për këto 4 arsye të forta/ Mjekët ju pyesin gjithnjë mbi ciklin menstrual

Nëse e keni vënë re, një pjesë e mirë e mjekëve kanë një pyetje që nuk harrojnë kurrë ta bëjnë: Kur ishte hera e fundit që e kishit ciklin menstrual? Nëse nuk po vizitoheni tek gjinekologia për ndonjë shtatzëni të mundshme, ndonjëherë kjo pyetje ngjason paksa e çuditshme. Megjithatë ka disa arsye të forta pse mjekët pyesin përherë për ciklin.

Nëse po vizitoheni se vutë re një gjendër në gjoks: Jo çdo gjëndër lidhet me kancerin e gjirit, mësojeni këtë! Hera e fundit e menstruacioneve mund ta ndihmojë mjekun të kuptojë situatën, pasi një pjesë e mirë e grave dhe vajzave kanë gjëndra të vogla tri ditë para ciklit, të cilat nuk janë shqetësuese

Nëse sekrecionet vaginale ju duken ndryshe: As këtu nuk kemi të bëjmë me infeksione! Në këtë rast, mjekët ju pyesin pasi në gjysmën e parë të ciklit, sekrecionet janë më të ujshme, ndërsa në pjesën tjetër më të trasha.
Nëse keni njolla gjaku në ditët e zakonshme: Kjo mund të jetë një shenjë e ovulacionit, që ndodh 10 deri në 14 ditë para menstruacioneve.

Keni dhimbje vaginale: Pyetja mbi ciklin e ndihmon mjekun të kuptojë shkakun e dhimbjeve. Nëse dhimbjet shfaqen pas mungesës së ciklit menstrual, mund të jetë shkak shtatzënia. Nëse nuk jeni shtatzëni dhe s’keni pasur mungesa të menstruacioneve, mund të jetë shenjë e një cisti në vezore dhe jo vetëm.