Orinda Huta dhe Turjan Hyska janë një ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar. Pas dasmës madhështore që organizuan në 27 korrik të vitit të kaluar çifti i njohur ka filluar bashkëjetesën në shtëpinë e tyre të re.
Gjithmonë na kanë transmetuar idenë që janë një çift shembullor dhe kujdesen shumë për njëri-tjetrin, por këtë fakt në e vërtetoi më së miri Turi.
Orinda së fundmi ka postuar në “Instagram” disa foto ku shfaqet në një vend me borë dhe e veshur me një fustan tyl ngjyrë nude dhe një xhup ngjyrë metalizato. Këto foto janë pëlqyer shumë nga fansat dhe Orinda ka marrë shumë komplimente. Në njërën prej tyre nuk ka rezistuar dot pa komentuar edhe Turi, i cili me shaka i ka treguar Orindës se duhet të tregohet më e kujdesshme për shëndetin e saj.
“Bukur shumë! Pastaj fillon temperatura, dhimbje fyti dhe paracetamol!!!”, ka komentuar Turi.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Orindës në këtë rast.
“Po, po qahesh ti se po më bën hyzmet, besoj!u r so funny Tuii”, ka replikuar Orinda.