ARBENITA NUK LEJON ASKËND TË OFENDOJË FERON/ Modelja seksi mbron partnerin në “Instagram” (FOTO) – AlpeGossip
ARBENITA NUK LEJON ASKËND TË OFENDOJË FERON/ Modelja seksi mbron partnerin në “Instagram” (FOTO)

ARBENITA NUK LEJON ASKËND TË OFENDOJË FERON/ Modelja seksi mbron partnerin në “Instagram” (FOTO)

Reperi kosovar Fero vërtetoi se ishte kokë e këmbë i dashuruar me modelen seksi Arbenita Ismajli. Madje, reperi nuk e kishte aspak për turp ta pranonte dashurinë që kishte për modelen në publik. Ndaj, në profilin e Arbenitës gjen komente shumë romantike të tij si “gjithë universi në një foto”, “ëmbëlsira ime”, etj, etj…

Por duket se marrëdhënia qenka e ndërsjelltë, pasi jo vetëm që Arbenita shfaq dashurinë njësoj si Fero, por nuk duron aspak të thuhet asnjë fjalë e keqe për të.

“A je normal, shiko çfarë fytyre ke?”- shkruan njëri prej ndjekësve për reperin kosovar Fero.

Por modelja seksi nuk duron të flitet keq për partnerin e saj, ndaj i kthehet komentueses me shumë ëmbëlsi.

“Më të mirën në botë” – shkruan Arbenita.

Çifti po përjeton lidhje në distancë, pasi Ismajli jeton në Londër, por kjo nuk i pengon të takohen më shpesh.