FAMILJA MBRETËRORE SI GJITHË TË TJERAT/ Princi Louis vesh rrobat e vëllait më të madh - AlpeGossip
FAMILJA MBRETËRORE SI GJITHË TË TJERAT/ Princi Louis vesh rrobat e vëllait më të madh

FAMILJA MBRETËRORE SI GJITHË TË TJERAT/ Princi Louis vesh rrobat e vëllait më të madh

Në 2014-tën Princi George u fotografua në Australi së bashku me prindërit e tij, Princin William dhe Kate Middleton, gjatë një turneu tre javor. Në atë kohë vogëlushi George mbante veshur një palë pantallona me vija të kuqe dhe të bardha kombinuar me një pulovër të kuqe. Vite më vonë Princesha Charlotte u fotografua veshur me një palë pantallona dhe pulovër identike si të vëllait të saj. Së fundmi edhe pjesëtari më i vogël në familje, Princi Louis është shfaqur me të njëjtat pantallona, por këtë herë kombinuar me një bluzë në ngjyrë blu.

Fotot dhe videot u shkëputën nga një vizitë e tre vogëlushëve në kopshtin që Kate Middleton kishte krijuar vetë. Menjëherë pas publikimit të imazheve të gjithëve u tërhoqi vëmendjen detaji i pantallonave të Louis, gjë që tregon se familja mbretërore është njësoj si gjithë të tjerat. Edhe vetë Kate Middleton është parë shpeshherë të veshë të njejtat rroba disa herë, duke nxjerrë në këtë mënyrë më shumë në pah thjeshtësinë e saj.