Nuk është hera e parë që ish-konkurentët e Përputhen pasi përfundojnë eksperiencën e tyre, ndajnë një opinion jo shumë të mirë për persona të tjerë të përfshirë në programin e dashurisë.
Në ndryshim nga herët e tjera ku hidhen akuza ndaj Olsa Muhametit, Antonia Gjoka ish-konkurentja e Përputhen 3 së fundmi, ka folur me rezerva për Bora Zemanin.
Gjoka ishte e ftuar në një intervistë për “Glamour Zone” në RTV Ora. E pyetur se cila është femra më mendjemadhe në showbizin shqiptar, Antonia nuk u mendua dy herë teksa tha emrin e Bora Zemanit.
“Do të thoja që është Bora Zemani, sepse kemi rastisur në të njëjtin koridor dhe nuk jemi përshëndetur. Më ka qëndruar e ftohtë, ndoshta ashtu ka karakterin e saj. Dhe unë jam dyfish kur nuk shoh ndonjë mirësjellje tek të tjerët,”-u shpreh ish-konkurentja.
Sakaq Antonia Gjoka gjithashtu tregoi se aktualisht është në një lidhje dashuri me një personazh public të njohur, të cilin nuk preferoi t’ja thonte emrin.





![Rita Ora shokon kalimtarët: Mban kapele me stemën e një gruaje të zhveshur, me këmbët e hapura [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/04/da8ef8151d8d74e3b2cc75bb9e449020_L-400x246.jpg)







