RIKE ROÇI NIS KARRIERËN SI AKTORE NË ITALI/ Ish-banorja e “Big Brother” zbulon detajet (FOTO) – AlpeGossip
RIKE ROÇI NIS KARRIERËN SI AKTORE NË ITALI/ Ish-banorja e “Big Brother” zbulon detajet (FOTO)

RIKE ROÇI NIS KARRIERËN SI AKTORE NË ITALI/ Ish-banorja e “Big Brother” zbulon detajet (FOTO)

Edhe pse kanë kaluar disa vite nga pjesëmarrja e saj në “Big Brother”, Rike Roçi mbetet një ndër vajzat më të komentuara të ‘showbizz-it’ shqiptar. Bukuroshja e cila prej vitesh jeton në Itali ka treguar se është duke punuar fort për të realizuar ëndrrën e saj. Pak ditë më parë ajo publikoi në ‘Instagram’ disa video ku tregonte se ishte në një skenë teatrale dhe u kuptua se ajo kishte nisur studimet për aktrim. Rike nuk zbulonte më tepër detaje nga eksperienca e saj e re, megjithatë në një deklaratë të dhënë së fundmi për “Panorama Plus’ ajo ka zbuluar se ka nisur studimet në një nga akademitë më prestigjioze në Romë.

“Për çdo rol duhet të hyj në personalitete të ndryshme dhe kjo më shqetëson pak derisa të mësohem me këtë teknikë. Plus, në angazhimet e mia të përditshme, tashmë hyjnë edhe xhirimet që janë vërtet shumë të lodhshme. Për momentin jam duke punuar me regjisorë dhe casting regjisorë të serialeve të famshme “Gomorra”, “Suburra” etj., të cilët më zgjodhën për projektet e tyre. Synimi im është kinemaja, normal, por disa xhirime janë bërë dhe ende s’e di kur do dalin”,- u shpreh Rike.

Rikja e ka treguar gjithmonë se ëndrra e saj më e madhe ka qenë aktrimi dhe me sa duket cdo gjë është në rrugën e duhur për të.