Një nga këngëtarët më të dashur të publikut, Blero dhe partnerja e tij Afrona Dika, kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë mbrëmjes së djeshme. Të gjithë mendojnë se Afrona është në pritje të fëmijës së saj së parë dhe gjithçka nisi nga një foto që ajo publikoi në ‘Instagram’, ku dukej me barkun pak të rrumbullakosur. Mesa duket, asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Sipas një burimi për ‘Gazeta Express’ asgjë nga këto thashetheme nuk janë të vërteta, pasi për momentin nuk ka asnjë të re nga Blero dhe Afrona. Kujtojmë se çifti do të shkojë drejt altarit më 21 shtator të vitit 2019.