DO TË NA FALENDERONI/ Këto dhurata s’do t’ju kushtojnë asnjë qindarkë! – AlpeGossip
DO TË NA FALENDERONI/ Këto dhurata s’do t’ju kushtojnë asnjë qindarkë!

DO TË NA FALENDERONI/ Këto dhurata s’do t’ju kushtojnë asnjë qindarkë!

E dimë që titullin po e lexoni gjithë skepticizëm, por na besoni. Ka plot ide dhuratash për të cilat s’do të shpenzoni asnjë qindarkë. Jemi në prag 28-29 nëntori dhe mënjëherë pas këtyre, zëre se erdhën Krishtlindjet. Kështu që, analizojeni me kujdes listën më poshtë dhe konsiderojeni në vazhdim.

1. Një scrub trupi. Ju duhet vetëm pak sheqer ngjyrë kafë dhe vaj ulliri. Ide e paparë dhe shumë funksionale.

2.Shkëmim librash. Jepni një libër dhe merrni një të re. Asnjë lek i harxhuar, një libër më shumë në bibliotekë.

3. Gjeni pak kohë për të shkruar diçka. Dhuratat e shtrenjta nuk ta japin ndjesinë që një dedikim mundet. Duhet shumë pak për t’i bërë të lumtur ata që doni.

4. Ushqimet s’mund t’i mungonin kësaj liste. Këto biskota do thoni ju, kushtojnë. E dimë, por s’është ide e keqe sikur t’i bënit vetë apo jo?  Mund të përgatisni një darkë me çfarë t’ju ndodhet në shtëpi apo një ëmbëlsirë të thjeshtë. Të gjithë do ta vlerësonin.

5.Një CD me këngët e preferuara. Ku ka më bukur?!

6. Kjo që shihni është kuti kujtimesh. Ndodhin çdo ditë kaq shumë gjëra sa është e pamundur t’i mbash mend të gjitha. Kur dikush kujdeset ta bëjë këtë për ty, vlerësojeni.

7. Thoni fjalinë e shenjtë: “Sot, punët e shtëpisë do t’i bëj unë!” Kjo dhuratë, duhet të shkojë ekskluzivisht për mamatë. Do t’i bënit më të lumturat në botë t’ju shihnin teksa merrni pluhurat me dëshirë të plotë.