Roza Lati e lidhur me Feron? Moderatorja e PUTH para të gjithëve: Ja bëjmë qejfin njerëzve... - AlpeGossip
Roza Lati e lidhur me Feron? Moderatorja e PUTH para të gjithëve: Ja bëjmë qejfin njerëzve…

Roza Lati e lidhur me Feron? Moderatorja e PUTH para të gjithëve: Ja bëjmë qejfin njerëzve…

Moderatorja e “Why Not”, Roza Lati u përfol se ka nisur një lidhje dashurie me reperin Fero pasi këndonte vazhdimisht hitin e tij ‘A pe din qysh’. Këtë herë, ajo zgjodhi të bëjë publike lidhjen e dashurisë, duke plotësuar njëkohësisht dëshirën e publikut.

Pasi sqaroi se nuk është në një romancë me Feron, por e përkrah thjesht si artist, Roza Lati guxoi ti jepte një puthje para të gjithëve.

“Unë kam intervistuar shumë djem, përse zgjodhët Feron? Hyra në livestream në Instagram dhe isha me mikeshën time Dorina Memën kur mora një koment. Kam 8 muaj që jam në një lidhje me një djalë tjetër, çi keni këto muhabete? Sa herë që futem në livestream dhe më bëjnë komente, më duket se njerëzit duan të na shohin bashkë. Si thua t’ia bëjmë qefin?”, u shpreh Roza Lati para ta puthte Feron.