“ALO, JAM ARKIMED LUSHAJ NGA BURGU I FUSHË-KRUJËS”/ Stresi TELOFONON Aldon dhe BISEDA është epike (VIDEO) – AlpeGossip
“ALO, JAM ARKIMED LUSHAJ NGA BURGU I FUSHË-KRUJËS”/ Stresi TELOFONON Aldon dhe BISEDA është epike (VIDEO)

“ALO, JAM ARKIMED LUSHAJ NGA BURGU I FUSHË-KRUJËS”/ Stresi TELOFONON Aldon dhe BISEDA është epike (VIDEO)

Stresi i ka lënë të gjithë dëgjuesit e emisionit “Aldo Morning Show” të habitur, pasi telefonoi për të folur me moderatorin dhe për ta përshëndetur.

Reperi, emri i të cilit është Arkimed Lushaj, telefonoi Aldon këtë mëngjes, dhe madje publikoi videon e bisedës së tyre në Instagram, si për të treguar se ka akses të plotë në internet falë telefonit që zotëron në qeli.

Stresi tha se ndodhet në burgun e Fushë Krujës dhe se me të ndodhen 450 të burgosur të tjerë që besohet se po ndiqnin emisionin e mëngjesit në atë kohë.

Stresi: “Alo mirmëngjes!

Aldo: Kush jeni dhe nga flisni?

Stresi: Bad Boy for life, të marr nag burgu i Fushë-Krujës!

Aldo: Edhe njëherë?

Stresi: Arkimed Lushaj nga burgu i Fushë-Krujës!

Aldo: Joooooooo… E ke seriozisht?

Stresi: (qesh) Aldo mirmëngjes!

Aldo: Ku je mor plak?

Stresi: Janë 450 të burgosur që po presin telefonatën ta shohin live.

Reperi u vu në pranga në muajin tetor pasi akuzohet për përfshirje në trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Masa e arrestit pritet të ankimohet nga avoakti i tij brenda afatit të parashikuar në ligj.