Megjithëse prej disa kohësh sezoni i 9 i “Big Brother Albania” ka përfunduar, ish-banorët e tij vijnë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave. Njëra prej tyre, bukuroshja Armela Hyseni, është një prej femrave e cila komentohet mjaft nga publiku shqiptar.
Së fundmi ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto që ja ka hequr trurin fansave dhe i ka futur të gjithë në dyshime. Armela shfaqet duke ngrënë në një restorant, por teksa ka pozuar me ushqimin e saj mbi tavolinë, ajo që na bie në sy është bluza e bardhë që ka veshur, në të çarën e së cilës tregon gjoksin.
Me siguri të gjithë kanë menduar se në bluzë është ekspozuar gjoksi i vërtetë i Armelës, megjithatë ky ka qenë një rreng i ish-banores. Mbi bluzën e bardhë është e printuar në 3D foto e gjoksit të një femre, që të jep përshtypjen se në fakt nuk është një foto, por gjoksi i vërtetë i Armelës, duke na bërë të gjithëve konfuzë.