Këngëtarja e njohur shqiptare Enca që në daljen e saj të parë ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj, por edhe me këngët që janë kthyer menjëherë në hite. Pak javë më parë ajo publikoi super hitin ‘Hajde’, një bashkëpunim me Muharrem Ahmetin që rezultoi shumë i suksesshëm.
Enca është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale dhe ashtu si VIP-at e tjerë të shumtë janë fansat që e kritikojnë këngëtaren për makeup-in dhe i thonë se pa të është e shëmtuar.
Ditën e sotme, Enca ka vendosur t’i kthejë përgjigje të gjithëve dhe nëpërmjet një videoje u ka mbyllur gojën kritikuesve.
“Kushedi sa e shëmtuar je pa makeup”, ka shkruar Enca me ironi pranë videos ku shihet e sapo dal nga dushi, teksa në fytyrë nuk ka pikë grimi.