THYEN REKORD BOTËROR/ Një pemë Krishtlindje e ndërtuar me arka druri – AlpeGossip
THYEN REKORD BOTËROR/ Një pemë Krishtlindje e ndërtuar me arka druri

THYEN REKORD BOTËROR/ Një pemë Krishtlindje e ndërtuar me arka druri

Krishtlindje rreth 18 metra e lartë e kompozuar nga pirgje me arka druri të mbledhura në mënyrë vullnetare në qytetin e Geras, në lindje të Gjermanisë, ka thyer rekord botëror.

Instituti gjerman i rekordeve RID e shpalli kompozimin e arkave si një rekord të ri botëror për nga lartësia, deklaroi Bernd Lehmann i shoqatës ”the we4kids”, një nga shoqatat organizatore të projektit, raporton ata.

Pema e Krishtlindjes ishte e lartë 17,88 metra dhe u ndërtua me 2 790 arka të përdorura pijesh.

Me anë të këtij projekti pjesëmarrësin që morën pjesë në ndërtimin e pemës kërkonin të tërhiqnin vëmendjen ndaj varfërisë së fëmijëve në Gjermani dhe rëndësinë e punës vullnetare.

Rekordi i mëparshëm ishte 12 metra e 1 200 arka.