STUDIMI I FUNDIT/ T’u flasësh fëmijëve i bën më inteligjentë – AlpeGossip
STUDIMI I FUNDIT/ T’u flasësh fëmijëve i bën më inteligjentë

STUDIMI I FUNDIT/ T’u flasësh fëmijëve i bën më inteligjentë

Tu flasësh fëmijëve të vegjël ndikon në rritjen e kapacitetit të inteligjencës. Studimet e fundit në neuroshkencë dolën në konkluzionin se komunikimi me të vegjlit ka efekte të përvojave të hershme në tru, veçanërisht për komponentin gjuhësor, njohës dhe socio-emocional.

Në studimin e ri, pediatrit treguan se përvoja gjuhësore në vitin e dytë të jetës ndihmon në arritjen e rezultateve të rëndësishme gjuhësore në fëmijërinë e vonë, me rezultate më të mira në aspektin e IQ të moshës shkollore.
Ekipi i studiuesve ka studiuar 146 fëmijë nga 2 deri në 36 muaj, duke shënuar numrin e përgjithshëm të fjalëve që ata i kishin dëgjuar nga të rriturit çdo ditë dhe bisedat e tyre një herë në muaj, për një total prej 6 muajsh. Studiuesit më pas kryen teste njohëse kur të njëjtët fëmijë ishin midis 9 dhe 14 vjeç. Ekspozimi gjuhësor u vlerësua për 3 grupe moshe: 2 deri 17 muaj, 18 deri në 24 muaj dhe mbi 25 muaj.

Ata zbuluan se fëmijët me të cilët të rriturit kishin folur më shumë në 18-24 muaj kishin mesatarisht 14-27% performancë më të lartë në testet e IQ, kuptimin verbal dhe fjalorin receptiv dhe shprehëse. Përtej rezultateve akademike, le të mos lodhemi kurrë të flasim me fëmijët tanë, t’u tregojmë një histori, të jemi në gjendje të kalojmë kohë me ta, të cilësisë.