EMINEM E OFENDON NË KËNGËN E RE/ Iggy Azalea i përgjigjet si një fanse e dëshpëruar – AlpeGossip
EMINEM E OFENDON NË KËNGËN E RE/ Iggy Azalea i përgjigjet si një fanse e dëshpëruar

EMINEM E OFENDON NË KËNGËN E RE/ Iggy Azalea i përgjigjet si një fanse e dëshpëruar

Ajo për të cilën po flasin të gjithë është lufta e hapur muzikore e Eminem dhe Machine Gun Kelly.

Ata po sulmojnë njëri-tjetrin duke lançuar ‘diss’-e muzikore njëri pas tjetrit. Orë më parë Eminem më fund ka vendosur t’i përgjigjet këngës “Rap Devil” të Machine Gun Kelly me një projekt të quajtur “Killshot” që supozohet t’i japë fund karrierës së këtij të fundit.

Në këtë prurje gjithashtu përmenden edhe personazhe të tjerë të famshëm të industrisë një ndër to edhe Iggy Azalea të cilën Eminem e ofendon duke e quajtur bushtër.

E prekur nga ky fakt, Iggy është përgjigjur në Twitter duke thënë se nuk është e drejtë që në këngë të tilla të përfshihen njerëz të tjerë e aq më pak të ofendohen.

Ajo ka shtuar se pavarësisht kësaj mbetet një fanse e zjarrtë e Eminem ndërkohë që kërkon me mirësjellje që emri i saj të mos përmendet më e aq më pak të ofendohet.

Fansat e reperes australiane mendojnë se reagimi i saj është dëshpërues duke dashur të tërheqë vëmendjen e Eminem i cili është një legjendë e rep-it dhe hip hop-it.