KUJDES NË GATIMIN E ORIZIT!/ Kjo mënyrë e zakonshme mund t'ju helmojë nga arseniku - AlpeGossip
KUJDES NË GATIMIN E ORIZIT!/ Kjo mënyrë e zakonshme mund t’ju helmojë nga arseniku

KUJDES NË GATIMIN E ORIZIT!/ Kjo mënyrë e zakonshme mund t’ju helmojë nga arseniku

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se miliona njerëz mund të jenë duke vënë jetën e tyre në rrezik duke gatuar gabimisht orizin.

Eksperimentet e fundit tregojnë se metoda e zakonshme e gatimit të orizit – thjesht duke e vluar atë në një tigan/tenxhere derisa uji të ketë avulluar – mund të jetë e pamjaftueshëm për parandalimin e ekspozimit ndaj gjurmëve të arsenikut helmues. Arseniku e ndot orizin ndërsa rritet si rezultat i toksinave industriale dhe pesticideve.

Këto kimikate lidhen me një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin dhe kancerin, si dhe problemet e zhvillimit.

Ndërsa përgjithësisht besohet se gjurmët e arsenikut dëbohen kur orizi gatuhet, tani kërkuesit pretendojnë se kjo ndodh në mënyrë adekuate vetëm kur orizi lihet të qëndrojë brenda natës.

Pra, sipas biologut Andy Meharg metoda më e mirë për të gatuar orizin është ta lini orizin në ujë gjatë natës dhe më pas ta shpëlani me ujë derisa të jetë i pastër. Më pas pasi të jetë tharë, ta gatuani.