Hakmarrje? Pas “zënkës” me Çiljetën, Fifi e pëson keq: I fshihet video nga You Tube – AlpeGossip
Hakmarrje? Pas “zënkës” me Çiljetën, Fifi e pëson keq: I fshihet video nga You Tube

Hakmarrje? Pas “zënkës” me Çiljetën, Fifi e pëson keq: I fshihet video nga You Tube

Ditën e djeshme lajmi se ish- mikeshat shumë të mira, këngëtaret Çiljeta dhe Fifi nuk flasin më, bëri bujë!

Fifi u shpreh në emisionin “Tell – all” se ato të dyja kanë ndërprerë komunikim pasi Çiljeta ishte zemëruar me këngëtaren nga Kosova sepse e kishte votuar me pak pikë në festivalin “Këngën Magjike”.

“Çiljeta është hidhëruar se i kam dhënë pak pikë tek ‘Kënga Magjike’. Më fal Çiljet nuk e kam bërë me qëllim” – ka thënë Fifi në intervistë.

Pas kësaj u vu re se Çiljeta nuk e ndjek më as në Instagram Fifin, por diçka e papritur ka ndodhur mes dy ish- mikeshave.

Së fundmi Xing.al raporton se hiti i tyre i famshëm “Big Booty” është fshirë nga You Tube dhe sipas portalit ka qënë Çiljeta ajo që e ka fshirë këngën për hakmarrje ndaj Fifit.

 

Megjithatë lidhur me këtë lajm asnjëra nga këngëtaret e njohura nuk ka reaguar.