ARBANA DHE LUANA MUNGOJNË NË SPOTIN E ”TOP CHANNEL”/ Ja çfarë ka ndodhur me 2 moderatoret – AlpeGossip
ARBANA DHE LUANA MUNGOJNË NË SPOTIN E ”TOP CHANNEL”/ Ja çfarë ka ndodhur me 2 moderatoret

ARBANA DHE LUANA MUNGOJNË NË SPOTIN E ”TOP CHANNEL”/ Ja çfarë ka ndodhur me 2 moderatoret

Pamja është piktoreske – kalaja në trajtë katërkëndore e Bashtovës ku në sfond duket pylli me dafina i fshatit Vilë-Bashtovë.

Në qendër të kalasë, moderatorët e Top Channel festojnë për sezonin e ri televiziv me portokalle, rrush dhe verë teksa në sfond dëgjohet “What a wonderful world”.

MARIN MEMA DHE DOJNA MEMA

Një plan i detajuar tregon se Arbana Osmani, Luana Vjollca dhe Eno Popi mungojnë. Mungon edhe Renato Mekolli, por duke qenë se prej kohësh përflitet për sezonin e dytë të “Hell’s Kitchen” në tetor, mungesa e tij nuk ngjalli dyshime.

“Unë portokallet i ndaj vetëm me Xhemin,” thotë Salsano, ndërkohë që Popi i përgjigjet “e di, ti nuk ke dilema”, përmes një video-mesazhi me Jonida Shehun. Luana përshëndet nga Facetime, ndërkohë që Arbana – që pritet të nxjerrë librin e dytë me receta gatimi – po mëson Renato Mekollit të bëjë ëmbëlsira.

Nisur nga kjo, duket se mungesa e tyre ka të bëjë me udhëtimet jashtë vendit ose angazhime të tjera: Luana me koncerte, Renato Mekolli ndodhej në Kensho Psarou, Mykonos, ndërsa Arbana  diku gjetkë nëpër botë.

“Hell’s Kitchen 2” rikthehet në ekran në tetor, ”Dua të të bëj të lumtur”, ndërsa “Dilema Deal or no Deal” këtë muaj. Projekti i ardhshëm i Luanës nuk është zbuluar vetëm. Dihet vetëm që në mesin e gushtit nisi punën për sezonin e ri televiziv, por se për çfarë, e di vetëm ajo.