MBROJTI PORNOSTAREN NË ÇËSHTJEN TRUMP/ Avokati dënohet për mashtrim – AlpeGossip
MBROJTI PORNOSTAREN NË ÇËSHTJEN TRUMP/ Avokati dënohet për mashtrim

MBROJTI PORNOSTAREN NË ÇËSHTJEN TRUMP/ Avokati dënohet për mashtrim

Avokati amerikan Michael Avenatti, i cili përfaqësonte yllin e filmave pornografikë, Stormy Daniels në padinë e saj ndaj presidentit amerikan Donald Trump, është akuzuar për mashtrim.

Prokurorët thonë se ai u përpoq të rrëmbejë më shumë se 20 milionë dollarë nga Nike, duke kërcënuar se do përdorte njohjet që të ulë reputacionin e firmës.

Prokurorët në Nju Jork njoftuan akuzat lidhur me përpjekjen e dyshuar të hënën.

Z. Avenatti, sipas një ankese kriminale, u takua me një avokat të Nike në fillim të këtij muaji dhe dyshohet se kërcënoi të japë informacione të dëmshme për kompaninë. E gjitha do të ndodhte nëse kompania nuk do ti jepte miliona dollarë.

Gjithashtu thuhet se kërkoi 1.5 milionë dollarë për një individ që ai pretendoi të përfaqësonte.

Ai u arrestua në Nju Jork, pak pasi njoftoi se do të mbajë një konferencë për shtyp rreth një skandali për Nike.

Avokati Avenatti u shfaq në shumë intervista dhe emisione televizive si një kritik i ashpër i Presidentit Trump.

Në një moment ai tha se po mendonte të kandidonte për President.