ÇFARË NDODHI? Sheila bie në pishinë, Sabiani e kap për flokësh (FOTOT) – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Sheila bie në pishinë, Sabiani e kap për flokësh (FOTOT)

ÇFARË NDODHI? Sheila bie në pishinë, Sabiani e kap për flokësh (FOTOT)

Banorët e “Big Brother VIP” kanë nisur provën javore, e cila konsiston me vendosjen e një varke mbi ujë. Varka ka një tapë, e cila duhet hequr sapo banorët të jenë mbi të. Pas këtij momenti varka do fillojë të mbushet me ujë.

Ata do kenë në dispozicion dy kova për të nxjerrë ujin që futet në varkë, për të mos u përmbysur. Banorët janë ndarë në grupe me nga katër anëtarë dhe grupi i parë ka dështuar.

Sheila, Beniada, Iliri dhe Arjola kanë hipur në varkë, mirëpo nuk ia kanë dalë me sukses. Varka është përmbysur dhe të katërt kanë rënë në ujë.

Banorët e tjerë i kanë ndihmuar për të dalë jashtë dhe në sy ka rënë Sabiani i cili e ka kapur Sheilën për flokësh.