“LAJKAT NUK JANË ENERGJI POZITIVE”/ Dojna ndan me ndjekësit këshillën e mamasë – AlpeGossip
“LAJKAT NUK JANË ENERGJI POZITIVE”/ Dojna ndan me ndjekësit këshillën e mamasë

“LAJKAT NUK JANË ENERGJI POZITIVE”/ Dojna ndan me ndjekësit këshillën e mamasë

Prezantuesja Dojna Mema, shpesh ndan me ndjekësit gjëra nga përditshmëria e saj, por gjithmonë ka dhe dëshirën të edukojë duke hapur dhe tema interesante.

Para disa orësh ajo ka ndarë me ndjekësit një këshillë të vyer nga mamaja e saj.

Sot vendosa të bëj rregull në një sirtar ku gjen ditarët e mi, ndonjë partiturë muzikore dhe posterin e Gabriel Garkos. Mes tyre më kapi syri një shënim që më kishte shkruar mami dikur. Po e lë këtu 🙂,- shkroi Dojna.

Kujtojmë se Dojna është në një lidhje me kantautorin shkodran Vlashent Satën.
Ata janë bashkë si çift prej më shumë se 3 vitesh, por e bën publike në fillim të vitit 2021.
Të dy nuk kanë ngurruar t’ja shprehin publikisht dashurinë njëri-tjetrit

“Unë dukesha ai djali ‘boring’ intelektual që ndonjëherë e teproj dhe ajo me batutat e mia kurse ajo më ka mahnitur. Mendova se ishte një vajzë e bukur ekrani me zhdërvjellësinë e një programi për të rinj siç ishte “Pop Culture”. Ndërkohë, Dojna ka një inteligjencë që është e rrallë për ekran dhe jemi shkrirë duke qeshur. Thash uau kjo goca qenka e mrekullueshme, kjo ishte njohja jonë e parë. Sot, të kesh një njeri që të do, jeta merr më tepër kuptim”, tregoi Vlashenti në një intervistë.

Çifti i bukur, kanë menduar dhe për martesën. Tek Adi Krasta, ata janë pyetur në lidhje me planet e së ardhmes dhe sigurisht a do ketë apo jo një dasmë.

Vlashenti tregoi se ai nuk i ka pasur me qejf dasmat, por meqë Dojnës i pëlqejnë ai do t’ia plotësojë asaj dëshirën.

“Nuk do ta bëjmë nesër dasmën kemi kohë ta mendojmë, mund ta bëjmë për disa ditë ndoshta”- tha ai duke qeshur.