“NUK E PËRTYPIN DOT…”/ Dy vajzat e “Për’puthen” nuk flasin me familjarët, shkak u bë… – AlpeGossip
“NUK E PËRTYPIN DOT…”/ Dy vajzat e “Për’puthen” nuk flasin me familjarët, shkak u bë…

“NUK E PËRTYPIN DOT…”/ Dy vajzat e “Për’puthen” nuk flasin me familjarët, shkak u bë…

Prej pak javësh ka nisur sezoni i tretë i “Për’puthen”, ku janë prezantuar të gjithë konkurrentët si dhe kanë nisur takimet e para.

Në puntatën e një dite më parë, dy vajzat Ada dhe Arlinda, kanë rrëfyer se kanë probleme me familjarët e tyre për shkak se janë bërë pjesë e këtij reality show.

“Më kanë mbështetur për çdo gjë, por këtë nuk e përtypin dot. Nuk e di, por nuk e konceptojnë dot fare”, rrëfeu Ada.

Duke dëgjuar Adën, ajo që preket është vajza nga Durrësi, Tola. Konkurrentja që e kanë krahasuar me Shqipen nuk i mbajti dot lotët teksa dëgjonte Adën.

“Unë nuk flas me vëllanë tim. Ne kemi një vit diferencë dhe gjithmonë kemi qenë bashkë që nga klasa e parë deri në gjimnaz. Tani nuk kemi komunikim dhe ndikon shumë te unë kjo pjesë. Do doja që të ishim si më parë”,  thotë Tola.

Pas rrëfimit të dy konkurrenteve, moderatorja Bora Zemani, u kërkoi atyre që të jepnin një mesazh për familjarët.

“Mami, babi, vëllai, ju dua shumë. Mos e vrisni mendjen fare se do ja dal gjithmonë, siç ja kam dalë”, thotë Ada.