DO TË DASHUR? 4 arsye pse është më mirë të kesh një shoqe të ngushtë – AlpeGossip
DO TË DASHUR? 4 arsye pse është më mirë të kesh një shoqe të ngushtë

DO TË DASHUR? 4 arsye pse është më mirë të kesh një shoqe të ngushtë

Okej, nuk jemi të mendimit që të qëndroni beqare gjithmonë është një ide e mirë. Por pse mos të shijoni kohën si femër e vetme dhe për më tepër kur keni gjithmonë një shoqe të ngushtë, që ju qëndron pranë.

Ja 4 arsyet pse një shoqe e ngushtë është më mirë se një i dashur.

1.Nuk keni nevojë të bëni përshtypje të mirë tek prindërit e saj

Përse të shqetësoheni çfarë figure mund të bëni me prindërit e tij, kur prindërit e shoqes ju konsiderojnë tashmë pjesë të familjes. Me siguri ju kanë bërë fotografitë e para në festën e Abetares, mbajnë mend të gjitha rrëzimet me biçikletë dhe dhëmbët e thyer, kështu që një shqetësim më pak.

Hyn te sëmundjet kronike/ Njëherë tradhtar, gjithmonë tradhtar!

2.Të ka parë në momentet e tua më të vështira dhe sërish të ka xhan

E mbani mend herën e fundit kur trokitët në shtëpinë e saj në 4 të mëngjesit, me sytë e fryrë dhe të përlyer nga rimeli? Okej, një i dashur mund të mos e kapërdijë të lehtë këtë pamje tuajën, kurse për shoqen e ngushtë nuk është aspak e vështirë për t’u parë.

3.Mund të ndash me të veshjet

Nëse ajo është masa juaj, përveç gjërave që ju lidhin bashkë prej shumë kohësh, mund edhe të ndani veshjet. Çdo gjë, nga koka te këmbët.

4.Nuk ju thotë kurrë “Jo” kur bëhet fjalë për “shopping”

Kishit një javë që planifikonit të bënit “shopping” me të dashurin, por në momentin e fundit u kujtua të të lajmëronte për një ndeshje futbolli? Një shoqe e ngushtë nuk e bën kurrë këtë, përkundrazi ju lajmëron e para, sa herë që ka ulje.