GJËRAT PO BËHEN SERIOZE/ Jessie J konfirmon lidhjen me aktorin e famshëm - AlpeGossip
GJËRAT PO BËHEN SERIOZE/ Jessie J konfirmon lidhjen me aktorin e famshëm

GJËRAT PO BËHEN SERIOZE/ Jessie J konfirmon lidhjen me aktorin e famshëm

Prej disa javësh këngëtarja Jessie J dhe aktori  Channing Tatum  po përfliten për një lidhje dashurie. Pas këtyra zërave duket se këngëtarja ka dashur ta konfimojë lidhjen me Tatum duke postuar momente nga shfaqja e tij ‘Magic Mike Live” ku e ka përgëzuar atë me disa emoji pikante që ranë menjëherë në sy.

Në postimin e saj Jessie shkuan: “ Nata e hapjes së ‘Magic Mike London’. Urime Channing Tatum, çfarë shfaqje… Zonja dhe zotërinj ju nuk mund ta humbisni këtë”.

Dhe në fakt ky postim duket si një tregues i qartë  se zërat për lidhjen e tyre janë të vërteta.

Ndërkohë kjo shfaqje është krijuar dhe drejtuar nga Tatum, pasi është frymëzuar nga përvojat e tij si striptist.

Çifti thuhet se shoqërohen bashkë që nga fundi i shtatorit, pasi u panë duke luajtur një raund golfi së bashku. Burimet pohojnë se Channing  e pëlqen me të vërtetë Jessie-n, pavarësisht se marrëdhënia e tyre është akoma në fazat e para.