Trendet e veshjeve që do të dominojnë në 2020-ën/ Zbuloni se çfarë duhet të keni patjetër në garderobën tuaj – AlpeGossip
Trendet e veshjeve që do të dominojnë në 2020-ën/ Zbuloni se çfarë duhet të keni patjetër në garderobën tuaj

Trendet e veshjeve që do të dominojnë në 2020-ën/ Zbuloni se çfarë duhet të keni patjetër në garderobën tuaj

Të gjithë jemi kuriozë të dimë se cilat trende të veshjes do të zgjasin të gjithë vitin. Përgjigjen për këtë na e japin tre autoritete të njohura në fushën e modës nga ‘Nordstrom’, ‘Net-A-Porter’ dhe ‘Bloomingdales’. Zbuloni se çfarë duhet të keni patjetër në garderobën tuaj.

1

Lëkurë shumëngjyrëshe
Kemi parë praninë e lëkurës në sfilata të 2020-ës në ngjyra të ndryshme si violet, blu apo edhe jeshile. Sipas Erica Russo, presidentja e ‘Bloomingdales’, ky trend do të jetë një ndër më të preferuarit e këtij viti.

2

Pantallona në gjatësi të ndryshme
Sipas Russo-s, në pranverën e 2020-ës do të mbizotërojnë kostumet me pantallona të shkurtra. Ato do të jenë të pranishme kryesisht gjatë pranverës dhe verës, por Russo thotë se do të vishen përgjatë gjithë vitit. Ato do të japin iluzionin e një fundi të shkurtër. Për të gjitha ata që fillojnë të dridhen nga ideja e veshjes së pantallonave të shkurtra në muajin shkurt, ekziston një truk. Ju mund të përdorni çizme të gjata mbi gju, jo vetëm për t’ju mbajtur ngrohtë, por edhe për të dhënë iluzionin e këmbëve të gjata.

3

Çizmet me majë katrore
Të gjithë ata që ‘ranë në dashuri’ me sandalet në formë katrore, kanë mundësinë ta shijojnë këtë stil edhe tek çizmet. Ato janë të përshtatshme kryesisht për në vjeshtë dhe mund t’i gjeni në gjatësi të ndryshme si: deri tek gjuri, mbi gju, apo edhe deri tek kyçi i këmbës.

4

Kostumet të përshtatura për gjininë femërore
Për të gjitha ato vajza që pëlqejnë kostumet, do të kenë mundësinë dhe kënaqësinë që t’i veshin përgjatë gjithë 2020-ës. Këto kostume do të theksojnë belin tuaj duke e bërë më femëror.