Lutjet tona u dëgjuan/ Justin Bieber preu flokët dhe Hailey është kaq e lumtur (FOTO) – AlpeGossip
Lutjet tona u dëgjuan/  Justin Bieber preu flokët dhe Hailey është kaq e lumtur (FOTO)

Lutjet tona u dëgjuan/ Justin Bieber preu flokët dhe Hailey është kaq e lumtur (FOTO)

Momente të vështira po kalojnë Justin Bieber dhe Hailey Baldwin, pak para dasmës. Dje disa foto të çiftit bënë bujë në mediat rozë, pasi dyshja ishte ulur në një cep të rrugës në Nju Jork, duke qarë.

Fillimisht, 24-vjeçari kanadez nisi të qante, ndërsa e dashura e tij 21-vjeçare i qëndronte afër dhe e ngushëllonte.

Ndërsa më vonë, teksa ishin ulur në një kafe, ishte Hailey ajo që mezi po mbante lotët, teksa ylli kanadez e përkedhelte. Pasi e mblodhën veten, ata u larguan nga kafja dhe çfarë bënë do të thoni ju?

Thjesht shkuan në parukeri. Ishte koha që Justin të bënte diçka me ato flokët e gjatë që dukej sikur nuk i kreh shpesh.

Ai bëri një rifresikm të pamjes dhe Hailey nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.