Ditët e vështira morën fund: Çifti në pritje të fëmijës së 3-të! – AlpeGossip
Ditët e vështira morën fund: Çifti në pritje të fëmijës së 3-të!

Ditët e vështira morën fund: Çifti në pritje të fëmijës së 3-të!

Këngëtari i njohur kanadez Michael Buble dhe aktorja argjentinase Luisana Lopilato janë në pritje të fëmijës së tyre të 3-të.

Pas ditëve të vështira që iu desh të kalonin për të shpëtuar djalin e madh, Noah të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë, çifti u ka treguar të afërmëve lajmin e madh. Sipas mediave argjentinase, Luisana është në muajin e 3-të të shtatzënisë dhe të gjithë janë gati për të hapur një kapitull të ri në familje.

Ndonëse vetë dyshja nuk ka bërë asnjë konfirmim publik, ka shumë gjasa që bebushi i 3-të të jetë rrugës.

“S’do të isha në gjendje t’ju përgjigjesha. E vërteta është se nuk mund të them asgjë, nuk mundem, nuk mundem!”- është shprehur vëllai i aktores i pyetur nëse zërat e shtatzënisë janë të vërteta.

Pas një shkëputjeje të gjatë nga çdo aktivitet dhe jetë publike, një tjetër fëmijë për çiftin është shenjë e mbarë e një fillimi të ri!