PAS PËRFUNDIMIT TË FESTIVALIT/ Soni Malaj bën deklaratën e papritur: Shtetet e tjera më kanë kërkuar që t’i përfaqësoj…(FOTO) – AlpeGossip
PAS PËRFUNDIMIT TË FESTIVALIT/ Soni Malaj bën deklaratën e papritur: Shtetet e tjera më kanë kërkuar që t’i përfaqësoj…(FOTO)

PAS PËRFUNDIMIT TË FESTIVALIT/ Soni Malaj bën deklaratën e papritur: Shtetet e tjera më kanë kërkuar që t’i përfaqësoj…(FOTO)

Soni Malaj ka reaguar sërish pasi nuk arriti të rrëmbejë çmimin e parë në festivalin e Këngës në RTSh.

Në një replikë me një fanse në Instagram, Soni shprehet se keqardhja e vetme në këtë pjesë shkon për bashkëpunëtorët e saj.

Këngëtarja zbulon për herë të parë se ka marrë propozime nga shtete të tjera për t’i përfaqësuar në Eurosong, por ajo nuk ka pranuar pasi është mjaft idealiste për vendin e saj, Shqipërinë.

“Keqardhja e vetme shkon për bashkëpunëtoret e mi, të cilët insistuan fort, që unë të pranoja ofertat e vendeve të tjera shumë të rëndësishme, për t’i përfaqësuar në Eurosong, të cilët kërkonin një artiste që di të përballojë shumë mirë skenën në këndim dhe performancë skenike. Unë nuk i pranova, se kam një të keqe, jam idealiste për vendin tim, por mendoj që duhet të jem më shumë realiste”, shprehet Soni.

Çmimin e parë të festivalit e rrëmbeu Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju tokës”, me të cilën do të na përfaqësojë në festivalin europian në këngës.