E lanë për orë të tëra në makinë, VDES foshnja 17 muajshe - AlpeGossip
E lanë për orë të tëra në makinë, VDES foshnja 17 muajshe

E lanë për orë të tëra në makinë, VDES foshnja 17 muajshe

Një fëmijë vetëm 17 muajsh u gjet i vdekur këtë të premte në makinë, pasi u la për orë të tëra në diell, i mbyllur brenda mjetit.
Ishin kalimtarët e rastit ata që lajmëruan autoritetet, pasi panë fëmijën brenda makinës në vendin e parkimit.

Ndihma e shpejtë theu xhamin, duke tentuar të shpëtojë të miturin por pa rezultat, vogëlushi kishte vdekur.

Ngjarja shokuese ndodhi në zonën e Pembroke Pines, të Florida, SHBA.I mituri ishte lënë nga prindërit brenda makinës të cilët duhet të mbaronin disa punë.Por për shkak të qëndrimit të gjatë dhe temperaturave mbi 30 gradë, i mituri vdiq prej asfiksisë.