Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka zbuluar me anë të një fotoje në Instagrami ku shfaqet bashkëshorti i saj Peter Palandijan dhe djali i tyre.
Aktorja dhe biznesmeni e kanë pagëzuar vogëlushin me emrin Philip Bourne.
“Bebi ynë, a mund ta ndjesh dashurinë Philip ‘Bourne’. Faleminderit për gjithë dashurinë”, shkruan Eliza.
Mes komenteve në postim ka rënë në sy komenti i bashkëshortit të aktores i cili shkruan: “Mama, bashkëshorte, perëndeshë, mikeshë e ngushtë përgjithmonë. Faleminderit dashuria ime për djalin tonë të bukur Bourne”.
Eliza Dushku në shkurt zbuloi për publikun se është shtatzënë për herë të parë. Aktorja u shfaq në një event me barkun e rrumbullakosur dhe krah bashkëshortit të saj 17 vite më të madh.