SHERRE, DASHURI E LOT/ Mozzik dhe Loredana tregojnë historinë e tyre me këngën e re (FOTO) – AlpeGossip
SHERRE, DASHURI E LOT/ Mozzik dhe Loredana tregojnë historinë e tyre me këngën e re (FOTO)

SHERRE, DASHURI E LOT/ Mozzik dhe Loredana tregojnë historinë e tyre me këngën e re (FOTO)

Mozzik dhe Loredana kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor. “Rosenkrieg”, titullohet kënga që vjen kaq kohë pasi çifti ka qenë shumë i komentuar në showbiz për ndarje e pajtime.

Kënga duket se është histori personale e tyre dhe tregon sesi Mozzik e Loredana duheshin shumë, por sherret i bënë të ndaheshin.

“Gjithçka ndodhi sepse ne ishim shumë të dashuruar”, thonë ata në refren.

“Të gjithë mendojnë se është faji im, por ne e dimë që çdo histori ka dy anë… Vetëm ne të dy e dimë të vërtetën”, thotë Loredana.

“Gjithmonë shumë stres, u bë më keq dhe unë u largova…Akoma e mbaj mend dashurinë tonë, më thuaj çfarë ndodhi? Kam dalë me ***, ama u binda që s’bon”, thotë Mozzik.