Majk në krahët e të dashurës së re, i biri thotë fjalën e parë dhe ndjen mungesën e të atit (VIDEO) – AlpeGossip
Majk në krahët e të dashurës së re, i biri thotë fjalën e parë dhe ndjen mungesën e të atit (VIDEO)

Majk në krahët e të dashurës së re, i biri thotë fjalën e parë dhe ndjen mungesën e të atit (VIDEO)

Jemi mësuar që shpesh fjala e parë që dëgjojmë nga fëmijët që sapo fillojnë të flasin është ‘mama’, por kjo nuk ka ndodhur me djalin e reperit Majk. Ish-e dashura e reperit, Majlinda Zeka, ka publikuar në profilin e saj në ‘Instagram’ një video të vogelushit të tyre Roan, që i ka habitur të gjithë ndjekësit.

Roani shfaqet duke belbëzuar dhe ajo që nuk pritej ështe fakti se në një moment ai thërret disa herë fjalën ‘baba’. Sic e shohim, Roani është rritur mjaft dhe ka filluar të qëndrojë vetë në këmbë. Shumë shpejt vogëlushi i Majkut dhe Majlindës do të mbushë 1 vjec.

Megjithëse Majk nuk është i pranishëm në rritjen e djalit, pasi Roani po jeton vetëm me mamanë e tij, këngëtari flet gjithmonë për të nëpër intervista. Aktualisht reperi po shijon marrëdhënien me Melita Nushin, me të cilën duket tepër i dashuruar. Së fundmi Majk i surprizoi të gjithë me një dedikim dashurie për të, në mes të një prej koncerteve të tij.

🗣. #11monthsold

A post shared by MR⚜️ (@majlindazeka1) on