Çfarë po ndodh me të dashurin tradhtar? Khloe Kardashian flet sërish – AlpeGossip
Çfarë po ndodh me të dashurin tradhtar? Khloe Kardashian flet sërish

Çfarë po ndodh me të dashurin tradhtar? Khloe Kardashian flet sërish

Vetëm sepse Khloe Kardashian vendosi që të qëndrojë në Cleverland me vajzën e saj për momentin, nuk do të thotë që marrëdhënia e saj me Tristan Thompson shkon për mrekulli.

Sipas burimeve për “People”, Khloe po jeton në shtëpinë e të dashurit bashkë me vajzën, por Tristan nuk po qëndron aty.

Basketbollisti shkon shpesh për të vizituar vajzën e tij True, por ai dhe Khloe kanë shumë pak kontakt me njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, Khloe po mbështetet shumë te motrat e saj për fazën e re që po kalon: atë më mëmësisë.

“Është inkurajuese të di që kam motra, të cilave mund t’u kërkoj çdo gjë që kam nevojë”, shkruan 33-vjeçarja në një postim të titulluar “Pse motrat e mia janë mentorët e mëmësisë” në faqen e saj.

“Motrat e mia janë të gjitha nëna fenomenale! Nuk mund të them saktësisht se çfarë këshille apo aftësish do të marr prej tyre, por unë do të mbetem e frymëzuar nga mënyra se si ato i përballojnë të gjitha.

Tristan u fotografua dhe u filmua vetëm pak ditë para se të bëhej baba, duke shkuar në hotel me një striptiste.